6 kombinime vjeshte që mund t’i provoni tani

schedule13:33 - 27 Shtator, 2021

schedule 13:33 - 27 Shtator, 2021

Nevoja për eksperimente stilistike vjen dhe me ndërrimin e stinëve. Sezoni i vjeshtës ka ardhur dhe bashkë me të, edhe dëshira për disa kombinime. Blogerët e modës, duke kombinuar tendencat e sezonit, na frymëzuan me kombinimet më të njohura që do të na bëjnë të rimarrim shkëlqimin e humbur.

Fustan të shkurtër dhe çizme deri në gju

Ky kombinim është ideal për mbrëmje, duke nxjerrë në pah anën tonë femërore.

Fund dhe këmishë e bardhë

Kombinimi klasik fiton një identitet të ri me një minifund me ngjyra të ndezura dhe një këmishë të bardhë. Shoqërojeni me një çantë të vogël.

E zeza me të bardhë

Dyshja e përjetshme, e cila ka dëshmuar vlerën e saj ndër vite, vazhdon të jetë një zgjedhje e sigurt dhe elegante që do të dominojë edhe këtë sezon.

Veshjet e thurura

Të rehatshme, praktike dhe tepër elegante, këto veshje janë zgjedhja ideale për të gjitha paraqitjet në mëngjes.

Kostume në nuancat pastel

Kombinuar me atlete dhe bizhuteri ari, kostumet në tonë të buta pastel arrijnë t’i japin një frymë të re siluetës sonë të përditshme.

Jumpsuit i shkurtër dhe taka “kotele

Kostumi i shkurtër që i referohet viteve ’80 kthehet sërish. Kombinojeni me një palë taka kotele për t’u dukur më klas. /abcnews.al