6 këngët e Tefta Tashkos të regjistruara në 1942 në Milano sillen në Korçë

schedule16:46 - 30 Dhjetor, 2018

schedule 16:46 - 30 Dhjetor, 2018

Bëhen për herë të pare publike 6 këngë të sopranos Tefta Tashko. Këngët janë regjistruar në vitin 1942 në një kompani diskografike në Milano. Disqet e artistes korçare janë gjetur në qytete të ndryshme të vendit.

Zëri magjik i sopranos Tefta Tashko Koço, kumboi sërish nga gramafoni, në përvjetorin e 71 të vdekjes së artistes së madhe.

Tre disqe, me 6 këngë popullore qytetare, të përpunuara, të regjistruara në vitin 1942 nga kompania diskografike Columbia, në Milano, u bënë publike për herë të parë, në një aktivitet kushtuar artistes korçare.

Pas kërkimeve disavjeçare, koleksionisti Niko Kotherja, arriti të gjente edhe 6 këngët, që i mungonin kolanës prej 42 këngësh gjithsej, që Tashko regjistroi në Itali gjatë asaj periudhe.

Niko Kotherja: “Falë një këmbëngulje që ka zgjatur me vite arrita të gjej 3 disqe që konvertohen në 6 këngë, të cilat plotësojnë mozaikun që na ka lënë Tefta. Sot kemi kënaqëisnë t’i transmetojmë për kënaqësinë e artdashëeve të Korçës”.

Disqet e Tefta Tashkos janë gjetur në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa ata, që i ruajtën të paprekura dhe dëmtuara për dekada të tera, kanë mbetur anonimë.

Publikimi i këtyre këngëve, ka plotësuar mozaikun e trashëgimise së vyer, që na la Tefta Tashko Koço, sopranoja që këndoi mrekullisht edhe këngët popullore qytetare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!