Ç’ndodh me lëkurën tuaj nëse e trajtoni me avull një herë në javë

schedule09:33 - 28 Qershor, 2020

schedule 09:33 - 28 Qershor, 2020

Lëkura e fytyrës vazhdimisht grumbullon papastërti, edhe pastrimi dhe kujdesi ndaj saj duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i rregullt. Kujdesi ndaj saj duhet të jetë sa më natyral dhe produktet të jenë delikate, pa përbërës kimikë dhe sintetikë.

Për të shmangur harxhimet e tepërta dhe për të kursyer kohë, mundohuni t’i shmangni takimet me estetistën dhe pastrimin e thellë të lëkurës mund ta bëni vetë në shtëpinë tuaj duke përdorur avullin e ujit të ngrohtë, shkruan abcnews.al.

Largon dhe pastron papastërtitë dhe produktet nga poret tuaja

Kur avulloni fytyrën, ngrohtësia e avullit të ujit qetëson poret, duke bërë që ato të zgjerohen. Ndërsa hapen, papastërtia dhe sebumi që grumbullohen brenda tyre largohen. Pastrojini poret e fytyrës dhe rezultati përfundimtar do të jetë një fytyrë e pastër dhe me shkëlqim!

Fytyra juaj do të marrë më shumë oksigjen

7 Things That Can Happen to Your Face When You Steam It Once a Week

Për shkak të alergjive, disa njerëz nuk preferojnë ta përdorin metodën me avull, pasi bën që lëkura të duket e kuqe dhe e irrituar. Por për shumicën dërrmuese, kur lëkura bëhet e kuqe, do të thotë që keni pompuar oksigjen në fytyrë.

Pengon shfaqjen e rrudhave

7 Things That Can Happen to Your Face When You Steam It Once a Week

Kolagjeni dhe elastina janë provuar shkencërisht që pengojnë shfaqjen e rrudhave. Por, përpos kësaj metoda e avullimit mund të jetë një alternativë e shkëlqyeshme, pasi nxit qarkullimin e gjakut në fytyrë, duke rritur kështu prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.

Fytyra hidratohet natyrshëm

7 Things That Can Happen to Your Face When You Steam It Once a Week

Lëshimi i sebumit dhe vajit e detyron trupin tuaj të prodhojë më shumë vajra natyralë që hidratojnë lëkurën dhe rritin nivelin e hidratimit.

Bën që lëkura t’i thithë më mirë produktet

7 Things That Can Happen to Your Face When You Steam It Once a Week

Ndonëse avullimi i lëkurës nuk përbën një kurë të plotë, duhet të shihet si një pjesë thelbësore e regjimit të përgjithshëm të lëkurës. Gjëja më e shkëlqyeshme për avullimin është që do të përfitoni më shumë nga ato kremra, locione dhe pastrues që shpesh aplikoni në fytyrën tuaj. Më në fund, për shkak se lëkura juaj është e hidratuar plotësisht, kur shtoni serume, ato do të kenë një ndikim më thelbësor. /abcnews.al