A e keni menduar ndonjëherë se si ndikon dashuria në trupin tuaj? Ka disa gjëra që përmirësohen dukshëm në trupin tuaj kur goditeni nga shigjetat e rrufeshme të dashurisë.
1. Zemra juaj punon më mirë dhe hormonet tuaja përshtaten.
2. Dashuria aktivizon të njëjtët receptorë nervorë si droga.
3. Dashuria rrit sekretimin e hormonit oksitocinë (i njohur si hormoni i dashurisë), i cili ndihmon në forcimin e kujtesës sonë.
4. Një hulumtim ka treguar se kur flisni për dashurinë dhe personin që ju intereson, nëse hani diçka më pas, do t’ju duket shumë më e ëmbël sesa nëse e keni ngrënë në një fazë tjetër të jetës tuaj.
5. Dashuria rrit volumin e zërit tuaj dhe zakonisht femrat e dashuruara kanë tendencë të flasin pak më mprehtë.
6. Dashuria forcon kockat dhe ndihmon në shmangien e sëmundjeve që lidhen me dobësinë e kockave. /abcnews.al