PSG është skuadra e cila në përbërjen e saj ka shumë lojtarë yje dhe shumë trajnerë do ëndërronin të kishin një ekip të tillë, por jo gjithçka është ashtu siç duket.
Mbipopullimi i skuadrës ka bërë që shumë futbollistë të mos gjejnë dot hapësira për t’u aktivizuar këtë sezon dhe kanë menduar largimin nga Parisi.
Sulmi i përbërë me Messi, Mbappe dhe Neymar i ka lënë shumë pak hapësira Mauro Icardit i cili është një nga lojtarët e parë që ka menduar largimin, ku në drejtim të tij nuk kanë munguar ofertat, dhe transferimi në një ekip tjetër ku do i siguronin minuta do ishte zgjidhja më e mirë për ish-sulmuesin e Interit.
Të njëjtin fat duket se do ketë edhe mesfushori i kombëtares argjentinase Leandro Paredes, i cili njësoj si Icardi po vuan minutat e munguara.
Në listën e futbollistëve që mund të sakrifikohen që në merkaton e dimrit janë edhe portieri Sergio Rico dhe mbrojtësit Kurzawa, Kehrer e Diallo. /f.a/abcnews.al