6 fakte të rralla që do t’ju habisin

schedule13:37 - 1 Mars, 2021

schedule 13:37 - 1 Mars, 2021

Një nga mënyrat më të mira për t’i bërë përshtypje dikujt apo për t’u bërë pjesë e një grupi të ri është të tregoni fakte të rralla, që do t’i habisin.

Më poshtë ne do ju tregojmë disa fakte interesante, mbase të padëgjuara më parë, që një bisedë të mërzitshme me miqtë, mund ta bëjnë argëtuese.

1. Produktet OMGJ nuk janë të dëmshme për shëndetin

Sipas Akademisë së Shkencave, produktet OMGJ nuk janë të dëmshme për shëndetin. Ata bënë shumë studime dhe thonë se ajo që ne quajmë OMGJ është e njëjta gjë me frutin ose perimin që rritet ne kopshtin tuaj. I vetmi ndryshim është se inxhinieria gjenetike mund të ndihmojë në mbrojtjen e ushqimit nga parazitët. Këto fruta dhe perime rriten më mirë.

2. Një britmë dëgjohet më shumë pas shiut

Dëgjueshmëria bëhet më e mirë gjatë dhe pas shiut. Kjo sepse ka shumë më pak pluhur dhe grimca të tjera në ajër, të cilat thithin dhe dobësojnë valët e zërit. Kur ka mjegull dhe ka shumë ujë në ajër, do të vëreni fenomenin e kundër, dëgjueshmëria përkeqësohet.

3. Njerëzit me shumë nishane në trup, jetojnë më gjatë se të tjerët

Studiuesit në King’s College në Londër zhvilluan një studim dhe ftuan 900 vullnetarë. Ata studiuan qelizat dhe indet e tyre dhe krahasuan gjendjen e tyre fizike me numrin e nishaneve në trupat e tyre. Doli që njerëzit që kishin nga 100 deri në 400 nishane, ishin shumë më të rinj, fizikisht, sesa ata që nuk kishin pothuajse asnjë shenjë në trupat e tyre.

Shpjegimi është ky: njerëzit që kanë më shumë nishane kanë telomere më të gjata. Telomeret janë pjesë të ADN-së të cilat janë përgjegjëse për riprodhimin. Pra, sa më e gjatë të jetë një telomere, aq më ngadalë plaket një person.

4. Mandarinat ngadalësojnë procesin e plakjes

Një mënyrë tjetër për të ngadalësuar plakjen është të hani mandarina, pasi përmbajnë një numër të lartë antioksidantësh, që ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi. Ata mbrojnë lëkurën nga rrezet ultravjollcë, dhe ulin numrin e rrudhave dhe njollave të pigmenteve. Dhe gjithashtu, mandarinat janë antidepresivë të shkëlqyer, që ulin ankthin dhe lodhjen.

5. 7,000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të shkrimit të palexueshëm të mjekëve

Shkrimi i palexueshëm i mjekëve vret më shumë se 7,000 njerëz në vit. Kjo gjithashtu shkakton gabime me ilaçin që dëmton 1.5 milion njerëz çdo vit. Këto janë vetëm statistikat e SHBA-së, të cilat jepen nga Instituti i Mjekësisë, i Akademisë Kombëtare të Shkencës (IOM).

6. Pilotët nuk mund të mbajnë mjekër apo mustaqe

Vetëm në filma mund të shihni pilotë me mjekra dhe mustaqe. Në të vërtetë, pilotët nuk mund të kenë qime në fytyrë. Ky rregull u krijua nga fakti se qimet e fytyrës parandalojnë që maskat e oksigjenit të jenë të shtrënguara në fytyrat e pilotëve, gjë që i vë të gjithë në bordin e aeroplanit në rrezik vdekjeprurës./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!