6.4 ballë, tërmeti shkund Kaliforninë

schedule22:15 - 4 Korrik, 2019

schedule 22:15 - 4 Korrik, 2019

Jugu i Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara, është tronditur të enjten nga një tërmet 6.4 ballë, që ka shkaktuar rënien e disa zjarreve. Sipas mediave amerikane, epiqendra e lëkundjes sizmike u lokalizua pranë qytetit RIXHKREST, rreth 240 kilometra në veri-lindje të Los Anxhelesit. Qytetarë përgjatë bregut të Paqësorit raportohet se e ndjenë lëkundjen. Ndërkohë, autoritetet bënë me dije se zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po u ofrojnë asistencë mjekësore qytetarëve të tronditur dhe po punojnë për shuarjen e zjarreve. Burimet mediatike shtojnë se tërmeti u ndje deri në Las Vegas, ku u verifikuan edhe disa lëkundje të mëpasshme, por me fuqi të ulët. Specialistët paralajmëruan se ka gjasa që lëkundje të tjera të regjistrohen në Kaliforni, disa prej të cilave pritet të jenë të fuqishme. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!