Një 57-vjeçar është vrarë nga një ari në Sllovaki, ky mund të jetë sulmi i parë vdekjeprurës i konfirmuar nga një ari i egër, popullsia e të cilit është trefishuar në 20 vite.
Numri i arinjve është rritur në rreth 2,760 vitin e kaluar, tha ndërmarrja pyjore. Sipas një deklaratë të ministrisë së mjedisit, gjatë vitit të kaluar janë raportuar 5 sulme ndaj njerëzve por asnjë nuk ishte fatal.
Agjencia e lajmeve SME e cilësoi si sulmin e parë të një ariu vdekjeprurës në Sllovaki në një shekull, ndërsa agjencia e lajmeve publike TASR e cilësoi incidentin e parë në historinë moderne të Sllovakisë./abcnews.al