Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Gjirokastër, ku një 56 vjeçar ka rënë nga karroceria e një kamionçine. Megjithëse ky i fundit u përfshi në aksident, shoferi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Por arrestimi i tij është bërë i mundur më vonë nga policia e Gjirokastrës.
“Rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Lazaratit”, dyshohet se shtetasi H. L., 56 vjeç, banues në Përmet, është rrëzuar nga karroceria e automjetit kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Gj. T., 38 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por pas disa minutash është kapur nga shërbimet e Policisë.
Shtetasi H. L. është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër, për kryerjen e procedurave të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia. /abcnews.al