Lezha ka përkujtuar 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Aktivitetet nisën me meshën e shenjtë në Katedralen e Shën Kollit, ku morën pjesë edhe 150 arbëreshë të ardhur enkas për këtë ditë përkujtimore. Gjatë meshës së shenjtë është lexuar edhe mesazhi i Papa Franceskut për vitin e Skënderbeut që nis me homazhet e 550 vjetorit të vdekjes së heroit. Aktivitetet kanë vijuar me ekspozitën kushtuar figurës së Gjergj Kastriotit, kurse ceremonia zyrtare u bë pranë vendvarrimit të heroit tonë. Drejtuesit lokalë dhe autoritete fetare kanë vendosur kurora me lule mbi varrin e Skënderbeut./abcnews.al