52-vjeçari u hodh nga “Shefqet Ndroqi”, mjekja zbulon detaje: Çfarë kërkoi pak minuta përpara

schedule08:58 - 3 Nëntor, 2020

schedule 08:58 - 3 Nëntor, 2020

Dy ditë më parë, një 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe si pasojë humbi jetën.

E ftuar në ABC e Mëngjesit doktoresha Ariana Rreli ka zbuluar se viktima kërkoi orarin e mjekimit pak minuta para se të vetëhidhej.

LEXO EDHE: “Të shtruarit i marrin telefonat borxh infermierëve”, Kel Demi “kryqëzon” mjeken

Sipas saj, një ndër arsyet pse të sëmurët rëndohen psikologjikisht  është sepse ilaçi ‘Redemsivir’ jep efekte psikike.

Sakaq, ajo theksoi se ky ilaç është i njëjti me atë që përdori presidenti i SHBA, Donald Trump.

“Redemsivir jep efekte psikike dhe i sëmuri që u hodh tek ‘Shefqet Ndroqi’ veproi papritur. Kërkoi orarin e mjekimit pak minuta para se të vetehidhej. Redemsivir është ilaçi që përdori Trump”, tha Rreli. l.k/abcnews.al