Një grua e moshuar që kishte mbetur e bllokuar në një qytet të vijës së parë të Ukrainës është evakuuar dhe tashmë ndodhet në një vend të sigurt, sipas CNN.
86-vjeçarja, Lidia nga Avdiivka, tha se kishte kaluar të gjitha netët në errësirë ndërsa lutej që lufta të merrte fund.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që fundi im do të ishte i tillë”, tha ajo. “Edhe nëse vdisni nuk ka asnjë njëri që do tju mundësojë një ceremoni varrimi,” tha e moshuara.
“Sot, më në fund ndihem e qetë,” tha Lidia.
Djali i Lidias jeton në Rusi, dhe ajo shpresonte që më në fund të shkonte tek ai për t’i thënë se tani është e sigurt.
/abcnews.al

