519.4 miliardë lekë shpenzime publike në buxhetin 2019

schedule13:42 - 13 Nëntor, 2018

schedule 13:42 - 13 Nëntor, 2018

Infrastruktura, arsimi, shëndetësia, arsimi e bujqësia janë sektorët që do të marrin më shumë para nga buxheti i shtetit për vitin 2019. Përzgjedhja nuk është kuturu sipas Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i cili para komisionit të ekonomisë deklaroi se pritshmëritë janë për rritje ekonomike dhe numër më të madh të të punësuarve. Dhe ky buxhet shënon rekord me shumën e vënë në dispozicion.

Kjo do të thotë se është 5,9 përqind më shumë se shpezmet buxhetore të vitit 2018 sqaroi ministri Ahmetaj. Rekord duket edhe shifra që do të përdoret për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Në bashkëpunim me projektin e BB për mirëmbajtjen e rrugëve do të ofrojmë mbështetje financiare për këtë sektor si asnjë herë më parë që kap shifrën e gati 4.4 miliardë lekëve”.

Viti 2019 do të rrisë edhe pagat. Në arsim e shëndetësi deri në masën 7 përqind, në Ministrinë e Mbrojtjes nga 10 deri në 19 përqind dhe diplomatëve në 20 përqind.

“Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar  në masën 80.6 miliardë lekë ose 4.6% e PBB”.

Falë performancës në rritje të shërbimit në arsimin parashkollor, fondet për pagat e edukatoreve do të rriten me 9.1% në raport me 2018 dhe ndarja e fondeve për çdo bashki, shpjegon ministri Ahmetaj do bëhet me një formulë që mbështetet kryesisht në numrin e nxënësve përfitues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!