500 milionë euro i shkojnë fondit rezervë për bashkitë, Veprimtaria Prodhuese miraton buxhetin

schedule12:51 - 18 Nëntor, 2021

schedule 12:51 - 18 Nëntor, 2021

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në mbledhjen e kësaj të enjte ka shqyrtuar dhe ka miratuar nen për nen paketën fiskalet vitit 2022, vetëm me votat e mazhorancës.

Projektligji për taksën kombëtare, ku përfshihet taksa 65 lekë për karburantin që furnizohen jahtet dhe taksën për qumështin pluhur dhe nënproduktet e tjera, është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pa asnjë diskutim apo kundërshtim nga deputetët.

Në mbledhjen e sotme është diskutuar gjithashtu për projektligjin për  tatimin mbi vlerën e shtuar- ku përfshihet heqja e rimbursimit të TVSH për fermerët nga 6% që është në 0%, vendosja e taksës 10% për inputet dhe rritja e pragut të investimit që përjashtohet nga pagimi i TVSH-së nga 50 milionë lekë që është në 500 milionë lekë, është miratuar me votat e mazhorncës pa ndryshime.

Projektligji për akcizat ka qenë një tjetë temë diskutimi ku përfshihet rritja progresive e akcizës për cigaret, vendosja e taksës 6 lekë për çdo litër gaz si për konsum familjar, për biznes apo për automjet, unifikimi i akcizës për “Gazet e naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike” apo heqja e rimbursimit të akcizës së lëndëve djegëse për industrinë, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë (farmaceutika, tullat, çimento, birra dhe nafta bruto), është miratuar vetëm me votat e mazhorancës

Miratimi i buxhetit ëhstë shoqëruar me debate nga opozita të cilët kanë theksuar se ato vërtet kanë forcën e kartonit por nuk është e drejtë një vendim i tillë.

Ismet Beqiraj: Mos të jetë i taksuar gazi që përdoret nga familjarët. Edhe gazi duhet të markohet. Vendosja e taksës nuk ka ndonjë kontribut të madh tek buxheti i shtetit por ka kontribut direkt tek qytetarët. Lidhur me heqjen e rimburimit për lëndët djegëse të industrisë do propozoj që kjo të jetë vetëm për vetëm për lëndët djegëse që importohen dhe jo për ato që prodhohen këtu. Industria e naftës përdor deri në 4% të lëndës djegëse që prodhon vetë dhe rritet kosto për industinë me këtë ndryshim.

Bushati: Ne jemi kundër taksës për gazit, dhe mbështesim propozimin e Beqirajt, pasi do të rëndohej qytetari. Po ashtu jemi kundër heqjes së rimbursimit për industrinë e çimentos, sepse janë propozime racionale dhe të gjitha grupet e interesit nuk janë dëgjuar paraprakisht.

Mziu: Ne kemi bërë mbledhje grupesh pafund, ka pasur propozime nga biznesi, nga opozita dhe nga opozita dhe nuk janë. Ne kemi pasur propozime për akcizën e naftës apo taksën e qarkullimi, pasi ne jemi vend i vetëm në Ballkan që prodhojmë naftë dhe e kemi më të shtrenjtën sesa ato vende që e marrin nga porti i Durrësit, dhe ne e importojmë nga vendet fqinje. Ju në vend që ta lehtësoni këtë taksë keni stimuluar rritjen e çmimit. Grupet e interesit kanë pasur në fokus heqjen e taksës së gazit. Çdo njeri do e konsideronte kriminale që nuk është marrë në konsideratë asnjë rekomandim, as nga grupet e interesit dhe as nga opozita.

Veizaj: Kolegët duhet ta dinë se çfarë po votojmë. Marrim rafinerinë e Ballshit nëse pretendoni se një biznes do të nxjerrë 24 milionë dollar për të paguar taksa nuk mendoj se do funksionojë. Duhet të merrni parasysh ata që kanë thënë grupet e interesit pasi do ju kthehet në bumerang.

Ndërkohë nga ana tjetër Pëllumbi ka theksuar se sugjerimet e kolegur Beqiraj do të merren si rekomandim për komisionin e ekonomisë./abcnews.al