500 milion euro për Interin, Steven Zhang konfirmon negociatat

schedule08:39 - 9 Janar, 2021

schedule 08:39 - 9 Janar, 2021

Mesa duket Inter shumë shpejt do të ketë pronarë të rinj. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë presidenti aktual i zikaltërve, Steven Zhang, gjatë një interviste për “Sole-24Ore”. Ai e ka pranuar se kompania e tij është në bisedime me dy kompani të tjera, konkretisht me BC Partners dhe LionRock.

BC Partners nuk është një emër i padëgjuar në Europë, pasi janë një nga investitorët më të njohur. Ata ndjekin transaksione prej mbi 300 milionë eurosh dhe përmes strategjive të tyre i shesin sërish pas 5-7 vitesh me 10-15% kthim të investimit në vit. Kjo është ekuivalente me të paktën dyfishimin e vlerës së blerjes në pesë vite.

 

Sipas raportimive blerësit e rinj duhet t’i paguajnë Zhang rreth 400-500 milionë euro për aksionet e klubit si dhe borxhin neto, i cili është diku te 350-400 milionë euro. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijm se cili do të jetë fati i presidencës së zikaltërve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!