“500 mijë lekë për jetën e fëmijës”, Paloka: E ka kthyer qeverinë në agjenci funeralesh

schedule17:25 - 17 Gusht, 2020

schedule 17:25 - 17 Gusht, 2020

Nënkryetari i Partisë Demokratike-së, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, i cili i dha  ndihmë familjes së 10-vjeçarit që u përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë, ndërsa prej orësh priste të kalonte kufirin.

LEXO EDHE: Vdekja e 10-vjeçarit në Kakavijë, Rama: Vendosëm t’i japim familjes 500 mijë lekë

Përmes një postimi në “Facebook”, ai e konsideron Ramën një kryeministër cinik dhe të pashpirtë, që e ka kthyer qeverinë në një agjenci funeralesh.

Sipas Palokës, Rama është mësuar që jetët dhe shpirtrat e shqiptarëve t’i blejë si në pazar, madje edhe më lirë.

Postimi i plotë:

Nje kryeminister cinik e i pashpirt dhe nje qeveri e kthyer ne agjenci funeralesh! “500 mije leke per jeten e nje femije”

Cinik e i pashpirt deri ne fund!
Ne se thjeshte do kishte kerkuar ndjese per humbjen e jetes se vogelushit dje ne Kakavije, do ishte shume me e ndershme e njerezore, por kjo nuk mund te ndodhe me nje qenie si Rama.
Te kerkosh ndjese do te thote te mbash pergjegjesi e ne 20 vjet qe Rama qendron ne pushtet, ne nje rrugetim te mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurre nuk ka pranuar asnje pergjegjesi , kurre nuk e kemi degjuar te pakten te kerkoje ndjese, po gjithnje ka akuzuar te tjeret per fajet e tij.
Edhe dje , per humbjen e jetes se vogelushit, akuzoi vete vogelushin dhe prinderit e tij…!
Sot , e coi cinizmin dhe pashpirtesine edhe me larg: “500 mije leke per jeten e femijes” . Kaq kushton per Ramen , sepse ai eshte mesuar qe jetet dhe shpirtrat e shqiptareve ti bleje si ne pazar, madje edhe me lire!
Qeveria duhej te kishte marre persiper pergjegjesite e saj e mos torturonte mijera shqiptare . Minimalisht duhej ti kishte informuar qytetaret e saj per situaten ne kufij dhe cfare kerkohej prej tyre. Po as kete nuk e beri .E nderkohe qe drama e mijera shqiptareve u kthye ne tragjedi, Rama shullehehej ne diell.
Nje qeveri qe ne vend qe te kryeje detyrimet minimale ndaj shtetasve te saj, kthehet ne agjenci funerale…Kjo nuk mund te vazhdoje me!/abcnews.al