Simon Simoni është një nga zbulimet e Superiores këtë sezon dhe në verë mund të shitet nga Dinamo, edhe pse këta të fundit janë pranë rënies nga kategoria.
Panorama-Sport shkruan se dy klube të Serie A janë interesuar për shërbimet e portierit të ri, që është edhe pjesë e Shqipërisë U21.
Gazeta zbulon edhe emrat e klubeve, Udinese e Sassuolo, ndërkohë që mendohet se transferimi mund të bëhet për shumën e 500 mijë eurove. / abcnews.al