500 mijë € më i shtrenjti i Superiores, na e bën “dhuratë” Teuta kampione

schedule13:14 - 4 Korrik, 2021

schedule 13:14 - 4 Korrik, 2021

Liridon Latifi mund të jetë shitur 1 milion euro dhe të përfitojë 100 mijë euro në sezon, por eksperienca në Hungari me Akademia Puskas ka bërë që vlera e tij në Transfermarkt të pësojë një rënie të madhe.

Maksimumi i tij ka qenë 850 mijë euro, ndërsa tani vlerësohet me 100 mijë euro. Më i vlerësuari aktualisht është një prej prurjeve të merkatos, Pepi Gorgiev, sulmuesi që Teuta e mori nga Sileks dhe vlen 5 herë më shumë se anësori i Vllazninë.

 

Autori i 13 golave na kampionatin e Maqedonisë së Veriut vlerësohet me 500 mijë euro, duke lënë pas dy shokë skuadre te Teuta. Dejvi Bregu, të cilin e pret Boluspor në Turqi, vlerësohet me 450 mijë euro, kurse Lorenco Vila me 375 mijë euro.

Më këtë shifër Transfermarkt vlerëson edhe dy lojtarë të tjerë të Superiores. Njëri prej tyre është mbrojtësi i majtë i Tiranës, Marsel Ismajlgeci, potencial për t’u shitur jashtë vendit, si dhe Mevlan Adili, një prej liderëve të Vllaznisë në sezonin e fundit. /abcnews.al

 

Transfermarkt: Pesë lojtarët me vlerën më të lartë në Superiore

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!