50 vjetori i krijimit të PSG, në Francë bën bujë fanella e tretë

schedule13:40 - 22 Prill, 2020

schedule 13:40 - 22 Prill, 2020

PSG do të festojë 50-vjetorin e krijimit të klubit dhe përveç festimeve, drejtuesit kanë menduar dhe për një risi tek fanellat. Fanella kryesore do të jetë blu me një brez të madh të kuq në qënder, së bashku me dy linja të bardha.

Aty do vendoset dhe sponsori Accor Live Limitless. Sigurisht do të ketë dhe një mbishkrim, ku do të shkruhet “Paris Saint-Germain 50 ans”, e cila do të jetë në pjësën anësore të fanelës.

Ajo që ka bërë bujë në mediat franceze është pikërisht fanela e tretë e gjigandëvë të Ligue 1. Ajo do të jetë me ngjyrat e flamurit të Katarit, vend nga i cili vijnë dhe pronarët aktualë të klubit. Një gjetje shumë interesante nga dizenjatorët, e cila do të realizohet nga stili Hechter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!