50 orë i varrosur për së gjalli, kjo është video më e shikuar në YouTube gjatë vitit 2021

schedule16:42 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 16:42 - 20 Dhjetor, 2021

Jeni kuriozë të dini se cilat janë videot më të shikuara në YouTube që janë postuar në vitin 2021?

Mund të duket e pabesueshme, por videoja më e shikuar në YouTube që u postua në vitin 2021 vjen nga ylli i njohur amerikan i rrjeteve sociale, Mr Beast.

Quhet “I Spent 50 Hours Buried Alive”, (Kalova 50 orë i varrosur gjallë)” dhe është postuar më 27 mars 2021.

Siç sugjeron titulli, blogeri i lindur në Kansan u varros nën tokë për të zbuluar se si do të ishte vërtet të varroseshit të gjallë.

Ai u shtri në një arkivol i cili ishte i mbuluar me dhe për 50 orë, që është pak më shumë se dy ditë të tëra, me vetëm një kamerë, ujë dhe një ëalkie-talkie, në mënyrë që të mund të kontaktonte me miqtë e tij që e ruanin nga lart.

Videoja ka mbi 153 milionë klikime dhe ky numër po rritet çdo ditë e më shumë./abcnews.al