Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për të komunikuar masa e reja shtrënguese anti-covid si dhe për të dhënë detaje rreth situatës epidemiologjike në vend.
E pyetur në lidhje me variantet e reja të koronavirusit që mund të jenë duke qarkulluar në Shqipëri, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino tha se në vend mund të jenë si mutacioni i Britanisë së Madhe dhe ai i Afrikës së Jugut.
Bino tha se në laboratorin e Agjencisë së Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe janë dërguar 50 mostra të cilat janë zgjedhur nga ISHP në bazë të disa karakteristikave që i bëjnë dyshuese. Ajo tha se në laboratorin e Agjencisë së Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe janë dërguar 50 mostra të cilat janë zgjedhur nga ISHP në bazë të disa karakteristikave që i bëjnë dyshuese.
Mostrat, sipas Binos janë zgjedhur tek rastet e riinfektimit dhe formave të rënduara tek të rinjtë e të vegjlit.
“Mostrat janë zgjedhur nga riinfeksionet dhe ato që kemi dyshuar bashkë me laboratorët privatë. Të dyja llojet e mutacionit mund të jenë prezentë…Rritja numrit të të infektuarve mes moshave të reja. Format e rënda tek fëmijët.”
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP theksoi se laboratorët e referencës janë të mbingarkuar, por shtoi se rezultatet do të vijnë sapo të ketë përfunduar analizimi i mostrave.
sb/abcnews.al/