Dusan Vlahovic mbetet emri më në modë për sulmin e shumë skuadrave. Serbi 21-vjeccar i Fiorentinës nuk është në shitje, por klubi Vjollcë për 70 milion euro mund të tundohet.
Momentalisht ofertën më të mirë është e gatshëm të bëjë Atletico Madrid. Spanjollët kanë gati 50 milion euro për autorin e 21 golave në Serie A sezonin e shkuar.
Veç kësaj shifre, në marrëveshje do të ketë edhe klauzola që i japin të tjera bonuse Fiorentinës. Gjithsesi ende nuk ka marrëveshje dhe Atletico po mban nën monitorim edhe Rafa Mir të Wolverhampton. / abcnews.al