Milan Skriniar dhe Inter mund të ndajnë rrugët këtë verë, por vetëm për ofertën e duhur. Deri më tani zikaltrit kanë tentuar të përfitojnë 60 milion euro nga transferimi i tij. Shtatlartin e duan në Angli, madje ka tentativa serioze për ta transferuar.
Sky Sport raporton se Tottenham është në bisedime për blerjen e Skriniar, madje drejtues të klubit londinez një ditë më parë kanë pasur edhe një takim me agjentin e sllovakut. Ajo çka bëhet e qartë është se “Spurs”-at nuk janë gati t’i paguajnë 60 milion euro.
Oferta që ata po përgatitin kap shifrën e 50 milion eurove, plus bonuse. Kjo është ajo çka zbulohet për momentin dhe orët apo ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit të Interit. /abcnews.al