Atletico Madrid nuk heq dorë nga Fabian Ruiz. Mesfushori spanjoll është një nga futbollistët më të mirë të Napolit, edhe pse këtë sezon nuk është se ka shkëlqyer shumë.
Gjithsesi, “Colchoneros” janë të fiksuar prej kohësh pas 24-vjeçarit, i cili ka vendosur t’i japë fund aventurës italiane në fund të këtij sezoni.
Nga Spanja raportojnë se klubi kryeqytetas po përgatit një ofertë tunduese për shërbimet e mesfushorit ofensiv të kombëtares spanjolle (9 ndeshje dhe 1 gola me iberikët).
Interesim për lojtarin ka edhe nga Real Madrid dhe Barcelona. Dy klubet e mëdha spanjolle po monitorojnë situatën, kurse Atletico ka vendosur të nxitojë.
Diego Simeone ka kërkuar t’i sjellin në ekip Fabian Ruiz dhe presidenti Cerezo ka gati 50 milion euro për homologun De Laurentiis. /abcnews.al