Pablo Martin Paez Gavira, shkurt Gavi. Talenti spanjoll i ka mahnitur të gjithë, edhe pse pati debate kur u ftua te Spanja.
Me paraqitjet e tij ua mbylli gojën kritikëve dhe Barcelona po tenton të nënshkruajë një kontratë të re me lojtarin që në gusht mbush 18 vjeç.
Gavi ka kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe Chelsea po mundohet të përfitojë dhe ta bindë të transferohet në Premier League.
Anglezët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën 50 milionë euroshe që e lë të lirë mesfushorin dhe mbetet të shihet nëse do ia dalin ta bindin. / abcnews.al

