Ish-kryeministri Sali Berisha, foli në studion e “ABC” foli për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Gjatë intervistës Berisha tha se kryeministri Edi Rama kontrollon testet e realizimit të tamponeve.
Ai shtoi se Kryeministri vendos se kujt do t’i deklarohet testi i tamponit.
“Edi Rama si kontrollon çdo test kur do të deklarohet dhe se si do të kontrollohet”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi se me çfarë e fakton këtë përzgjedhje, Berisha theksoi se testimi u përqendrua në duart e ish-kunatës.
Lexo edhe: Berisha në ABC: Situata me pandeminë, jashtë kontrollit, miliona euro për njerëzit pranë qeverisë
“Për 6 muaj me radhë u përqendrua testimi vetëm në duart e ish-kunantës, i është besuar drejtimi i ISHP. Kryeministri i vendit të marrë vesh testin pozitiv të kundërshtarit të tij, kjo përbën një krim të rëndë mjekësor dhe një shkelmit të sekretit mjekësor dhe këtë e bëri ish-kunata, i çoi ish-kunatit testin e Edmond Budinës dhe i papërmbajtur nga urrejtja bëri të ditur se testi i doli pozitiv.
Çdo njëri ka të drejtë të publikojë ato që do dhe ato që nuk do, pra ish-kunata i hap zemrën ish-kunatit , i dërgon online sekretet. Ai ishte një kundërshtar i ashpër i aktit primitiv që bëri kreu i ekzekutivi më Teatrin Kombëtar”, tha Berisha.
Gjatë intervistës me gazetaren Juli Xhokaxhi, Berisha theksoi se pandemia ka dalë jashtë kontrollit.
Ai shtoi se maskat janë blerë me çmim dy tre herë më të lartë.
“Tabloja e të dhënave të pandemisë në Shqipëri është me jashtëzakonshmja që mund të jetë dhe kjo nuk ekziston në asnjë vend të planetit. Kjo tablo është rezultat i piramidës së mashtrimeve, falsifikimeve dhe vjedhjeve në menaxhimin e kësaj pandemi nga xhahiri i Surrelit.
Nuk ka vend në planet që në valën e dytë të ketë një rritje me 50 herë të rasteve të infektuara krahasuar me mesataren ditore të tre muajve të parë të pandemisë.
Lidhet më një seri faktorësh si qëndrimin absolut antitestim, antimaskë dhe antishtrim në spital dhe mungesë thelbësore të kushteve higjienike. Kemi të bëjmë vetëm, në dy ditë, Shqipëria ka numëruar 1152 raste kundrejt 1137 raste që ka numëruar nga 8 marsi deri në 31 maj të këtij viti. Ose në 10 ditët e fundit Shqipëria me gjithë falsifikimin që bën ka numëruar vdekje spitalore rreth 2 herë më shumë se nga ato që ndodhen në 8 mars deri në 31 maj. Shqipëria ka gjithçka jashtë kontrollit.
Shqipëria mobilizon 450 shtretër, ndërsa sot me 50 fishimin e rasteve ka rritur me 0.2 % shtretërit spitalor. Këto fakte dëshmojnë se çdo gjë është jashtë kontrollit. Me dhjetëra kam ngritur problemin për tu përballur me një gjendje emergjente është të mobilizosh të gjitha resurset.
Resurset numër 1 janë financat. Nuk gjendet dot një vendim nga qeveria për fondet e emergjencës për përballimin e pandemisë, por ka vendime qeverie për të ndarë më klientelën qindra milionë euro”, tha Berisha.
/abcnews.al/