50 familje të izoluara në Malecaj të Lezhës, zetori mjeti i vetëm i transportit

schedule13:17 - 11 Janar, 2021

schedule 13:17 - 11 Janar, 2021

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit 50 familje në fshatin Malecaj në Lezhë kanë ngelur të izoluara.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mjeti i vetëm i transportit për banorët është zetori, përmes të cilit njerëzit kalojnë nga një krahë në tjetrin.

Ndër të tjera prej ditësh 50 familjet e këtij fshati vijojnë me rutinën e tyre të përdorimit të zetorit pasi niveli i ujit në rrugë ka arritur deri në 80 cm.

Banoret thonë se situata është mjaft e vështire dhe se kanë nevoja për ujë e ushqime, por askush nuk është interesuar për ta.

Me këtë rrugë ne lidhemi me rrugën kryesore por që  rruga është e pakalueshme ka dhe një kalim tjetër por që është me keq se këtu”, është shprehur një banor.

Torovica është një tjetër zonë e prekur nga përmbytjet në Bashkinë Lezhë. Pjesa me e madhe e tokës është nën pushtetin e ujit, duke shkaktuar dëme të shumta në kulturat bujqësore.

Sipas të dhënave më të fundit në të gjithë qarkun e Lezhës sipërfaqja e përmbytur është 4300 hektarë, ndërsa reshjet e shiut janë ndërprere që prej orëve të mëngjesit të së henes.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!