50 Euro për person, kapet “transportuesi” në Pogradec

schedule19:02 - 8 Maj, 2019

schedule19:02 - 8 Maj, 2019

Një 40-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ai u kap në flagrancë në fshatin Lin të Pogradecit. Në mjetin e tij, një minibus tip “Mercedes-Benz”, ai po transportonte 14 shtetas të huaj drejt Kosovës.

Mësohet se 40-vjeçari merrte 50 Euro për person që t’i transportonte deri në destinacion. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme./abcnews.al