Reperi i famshëm afro-amerikan, Curtis James Jackson III ka dalë kundër planit të kandidatit për president në SHBA, Joe Biden për të rritur taksat.
Reperi reagoi ndaj një grafiku të CNBC që tregon se sa taksa duhet të paguajnë personat që fitojnë më shumë se 400,000 dollarë nën administratën e Biden. Sipas CNBC, niveli i kombinuar i taksave federale dhe shtetërore në shtetin e New York do të ishte 58%, New Jersey me 60%, California me 62.6%.
Reperi i cili njihet botërisht me nofkën ”50 cent” ka ironizuar duke thënë se nuk do që të jetë ”20 cent”.
Sipas tij kjo është një ide shumë e keqe dhe nuk i pëlqen.
“Po, nuk dua të jem 20 Cent. 62 për qind (plani i Biden për rritjen e tatimeve) është ide shumë, shumë e keqe. Nuk më pëlqen”, ka shkruar reperi.
Më tej ai paralajmëron se nëse fiton Biden dhe zbaton këtë plan, kush ka para në SHBA do i bëjë gati valixhet dhe do ikë./abcnews.al