“50 arka minus”, dyshimi për drogë në Portin e Durrësit, të arrestuarit mohojnë akuzat, shoferi: Nuk kam asnjë përgjegjësi

schedule12:53 - 17 Korrik, 2022

schedule 12:53 - 17 Korrik, 2022

Policia vijon marrjen ne pyetje të personave të arrestuar në portin e Durresit për dëmtimin e kontejnerit qe dyshohet se janë mare 50 arka me banane brenda te cilave dyshohet se fshihej lëndë narkotike.

Te arrestuarit mohojnë akuzat duke deklaruar se sheshi i kontejnerëve monitorohet nga kamerat e sigurisë dhe nëse ato këqyren dalin përgjegjësit.

“Kontrolloni kamerat e sigurisë. Nuk kemi asnjë lidhje me këtë pune. Kush guxon te afrohet ne kontejner ndërkohe qe kamerat monitorojnë gjithçka. S’kemi asnjë lidhje me akuzat e ngritura”, kanë thënë të arrestuarit.

Ndërkohë shoferi ka thënë se nuk ka asnjë përgjegjësi.

/abcnews,al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!