Rastësisht, ajo mbante në duar librin e Rachel Hollis, “Girl, Wash Your Face”, që e bëri atë të reflektonte dhe të kuptonte se gjithçka varej nga vullneti i saj. Twisselman, atëherë 25 vjeç, mendoi se ishte koha që të merrte përgjegjësi për veprimet e saj. “E dija se ishte koha që të mos bëhesha viktimë e rrethanave të mia dhe të merrja përgjegjësi për vendimet e mia, kështu që unë ndërtova jetën që doja për veten time.“, tha ajo.
Edhe pse për Kiah, humbja e peshës ishte ajo çfarë dëshironte më së shumti, ajo thotë se pjesa më e rëndësishme e kësaj përvoje është ndikimi që ka patur tek njerëzit pranë saj. Ajo thotë se lufta e saj 25-vjeçare me obezitetin ka qenë bekimi më i madh, sepse e ka bërë atë personin që është sot, duke i dhënë mundësinë që të ndihmojë shumë njerëz që kanë kaluar të njëjtën situatë.Një nga miqtë e saj më të mirë ka humbur më shumë se 22 kg deri më tani, ndërsa vëllai i saj ka arritur të humbë 32 kg.
“Pesha më ndaloi në shumë mënyra, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Më duhet të zgjidhja të mos bëja gjërat që më pëlqenin, të shkoja në liqen ose plazh me miqtë dhe familjen, sepse ndihesha në siklet kur vishja një kostum banje, ” shtoi ajo.
Këto janë 5 zakonet e përditshme që ndryshuan jetën e Kiahs:
1. Zgjohuni një orë më parë se zakonisht dhe atë kohë kushtojani vetes.
2. Sigurohuni që të kryeni aktivitete për të paktën 30 minuta.
3. Hiqni dorë nga çdo vakt që nuk është i dobishëm për trupin tuaj.
4. Pini sa më shumë ujë.
5. Shkruaj 10 gjëra për të cilat je mirënjohëse. /abcnews.al./