5-vjeçarja shqiptare me shkallë inteligjence mbi normalen, di kryeqytetet, flamujt dhe alfabetet

schedule09:05 - 25 Korrik, 2022

schedule 09:05 - 25 Korrik, 2022

Suela Kodraliu është vogëlushja 5-vjeçare nga Ferizaj që i ka manhitur të gjithë me diturinë e saj në fusha të ndryshme. Ajo gjen të gjithë kryeqytetet e shteteve dhe flamujt e shumë shteteve. Madje, di edhe alfabetin e gjuhës shqipe dhe asaj angleze.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, halla e Suelës, Nare Kodraliu zbuloi se 5-vjeçen e kanë mësuar prindërit e saj.

“Suelën e kanë mësuar prindërit e saj. Ajo i di të gjithë shtetet e Europës. Ka raste që se si ndihemi që Suela di më shumë se ne”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Suela me plot emocione realizoi dy teste, ku gjeti disa kryeqytete, disa flamuj dhe tha alfabetin e gjuhës shqipe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!