5 vite për ta barazuar rekordin, Manuel Neuer dhe Joshua Kimmich si CR7

schedule10:16 - 4 Nëntor, 2020

schedule 10:16 - 4 Nëntor, 2020

Cristiano Ronaldo e kishte vendosur rekordin që në shkurt të vitit 2015, kur ishte pjesë e Real Madrid. 14 fitore radhazi në Champions League, si askush tjetër në historinë e këtij kompeticioni të madh për klubet në Europë.

Tani sulmuesi portugez, i cili është pjesë e Juventusit, duhet ta ndajë këtë rekord me dy kampionë Europe të sezonit të shkuar. Manuel Neuer dhe Joshua Kimmich, mbrëmjen e djeshme regjistruan fitoren e 14-t radhazi në Champions.

Bayern Munich mposhti austriakët e RB Salzburg me rezultatin 2-6 dhe të dy gjermanët ishin në fushën e lojës. Më 25 nëntor, në përballjen e radhës, ata mund të jenë rekordmenët e rinj dhe të mos e ndajnë këtë arritje me Ronaldon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!