5 vite burg për ish-futbollistin e Lyon dhe të kombëtares së Francës

schedule14:10 - 16 Maj, 2022

schedule 14:10 - 16 Maj, 2022

 Edhe pas 10 vitesh mund të dënohesh dhe kështu ka ndodhur me Tony Vairelles, ish-sulmuesin e kombëtares franceze, që ka luajtur me Lyon, Lens, Bordeaux e disa ekipe të tjera.

Gjykata e Nancy e ka dënuar me 5 vite burg, pasi akuzohej për një tentativë për vrasje me armë zjarri.

Ngjarja kishte ndodhur në një klub natë, ku edhe vëllezërit e tij e kanë pësuar për shkak se kishin plagosur tre roje sigurie. / abcnews.al