5 ushqime që mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit

schedule17:27 - 29 Qershor, 2021

schedule 17:27 - 29 Qershor, 2021

Dielli është një aleat i shëndetit tonë, pasi ndihmon në prodhimin e vitaminës D. Por, duket treguar kujdes për shkak të rreziqeve që sjell rrezatimi ultraviolet. Sidoqoftë, ka disa “armë” natyrore që forcojnë mbrojtjen natyrore të lëkurës sonë.

Domatet

Likopeni që domatet përmbajnë neutralizon dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira.

Frutat tropikale

Për mbrojtje shtesë, mund të zgjidhni ananasin, kivin dhe papajën. Këto fruta janë të pasura me vitaminë C, e cila ndihmon lëkurën të mbetet elastike dhe e fortë, pasi kontribuon në prodhimin e kolagjenit.

Fara e lirit

Farat e lirit janë ideale për parandalimin e rrudhave, pasi janë një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omeg-3. Këto yndyrna të shëndetshme e mbajnë lëkurën të butë.

Arra të papërpunuara

Bajamet janë të shëndetshme pasi sigurojnë vitaminë E, e cila është e nevojshme për shëndetin e lëkurës. Arrat janë gjithashtu një zgjedhje e mirë, pasi janë të pasura me acide yndyrore omega-3.

Misri

Misri përmban luteinë, një karotenoid i vlefshëm që mbron lëkurën nga rrezatimi ultraviolet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!