Rrjedhje hundësh, dhimbje fyti dhe teshtima pa ndërprerje. Këto simptoma tregojnë se ju mund të jeni ftohur. Që gjendja juaj të mos përkeqësohet, ne do ju sugjerojmë 5 ushqime që nuk duhet t’i hani, kur jeni sëmurë me ftohje, dhe 5 të tjera që duhet.
Ushqimet që duhen shmangur
1. Luleshtrydhet
Ju ndoshta mendoni se ky superushqim duhet të jetë zgjedhja e parë kur jeni ftohur, por në fakt është krejt e kundërta. Luleshtrydhet janë çlirues të lartë të histaminës që mund të jenë një makth i mbingarkesës, duke sjellë shqetësime të pakëndshme në hundën dhe sinuse.
2. Ëmbëlsirat
Gjërat e ëmbla me shumë sheqer, janë gjëja e fundit që ju nevojitet kur jeni i sëmurë. Ngrënia e sheqerit mund të shtypë përkohësisht sistemin tuaj imunitar dhe aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të luftuar mikrobet që ju bëjnë të sëmureni. Për shkak të kësaj, duhet të përpiqeni të mbani nën kontroll dëshirat tuaja të sheqerit nëse nuk doni t’i përkeqësoni simptomat tuaja, informon abcnews.al.
3. Ushqime të përpunuara
Jo të gjitha ushqimet e përpunuara janë të pashëndetshme ose një zgjedhje e keqe, por disa prej tyre mund të përmbajnë nivele të larta kripe, sheqeri dhe yndyre. Dhe këta përbërës mund të vonojnë procesin e shërimit tuaj.
4. Turshitë
Turshitë shijojnë shumë, por përpiquni t’i shmangni kur jeni sëmurë. Turshitë përmbajnë uthull ose kripë, të cilat janë përbërës që mund të rrisin inflamacionin e dhimbjes së fytit, informon abcnews.al.
5. Ushqime krokante
Nëse keni kollë ose dhimbje fytit, duke ngrënë ushqime krokante mund të ndjehen si letër zmerile në fytin tuaj. Këto ushqime mund të irritojnë keq fytin, duke bërë që vuajtja juaj të zgjasë më gjatë.
Ushqimet që duhet t’i hani
1. Supë pule
Një tas me supë pule është një domosdoshmëri kur jeni ftohur, dhe jo vetëm sepse mamaja ose gjyshja juaj e thotë këtë. Supa ju mban të hidratuar, është ushqyese dhe qetësuese. Studimet tregojnë që ka një efekt anti-inflamator që mund të ndihmojë në simptomat e ftohjes, informon abcnews.al
2. Speca djegës
Specat djegës kanë diçka të quajtur kapsaicinë, një përbërës që mund të lehtësojë simptomat tuaja. Kjo funksionon si dekongjestant dhe ekspektorant, që do të thotë se mund të prishë mukusin dhe të lehtësojë kollitjen dhe hundën e zënë.
3. Xhenxhefili
Një filxhan i nxehtë me çaj xhenxhefili mund të jetë shoku juaj më i mirë kur jeni ftohur. Kjo rrënjë e fuqishme ka efekte analgjezike dhe anti-inflamatore që ndihmojnë për të luftuar virusin. Xhenxhefili pastron rrugët e frymëmarrjes, largon kollitjen dhe qetëson fytin.
4. Kërpudha
Jo vetëm që janë të shijshme, por kërpudhat kanë veti të mëdha shëndetësore. Ata janë nxitës të imunitetit dhe një burim i pasur i selenit, magnezit dhe zinkut. Karakteristikat e tyre të forta antivirale i bëjnë një ushqim fantastik për luftimin e të ftohtit, informon abcnews.al.
5. Boronica e kuqe
Këto xhevahire me ngjyrë të kuqe rubini janë të mbushura me vitaminë C dhe një antioksidant të quajtur quercetin që mund të forcojë sistemin tuaj imunitar./e.b-abcnews.al