5 ukrainas priten të gjykohen në Rusi për terrorizëm

schedule15:03 - 15 Prill, 2023

schedule 15:03 - 15 Prill, 2023

Pesë ukrainas do të dalin para një gjykatë ruse të akuzuar si pjesë e një grupi terrorist. Personat, të cilët nuk janë identifikuar, u transportuan nga Melitipol në Krime, e cila ka qenë nën kontrollin rus që nga viti 2014.

Nga atje, ata u transferuan në qendrën e paraburgimit Lefortovo në Moskë. Grupi është akuzuar për planifikimin e shpërthimeve në vendet ku ishin vendosur trupat ruse dhe vendet ku po shpërndahej ndihma

Sipas mediave shtetërore ruse, oficerët e sigurisë gjetën eksploziv në një makinë që i përkiste njërit prej të dyshuarve. Depo me armë, municione dhe granata dyshohet se u gjetën në bodrume, garazhe, si dhe nën grumbuj mbeturinash dhe gurë varresh në varreza.

Melitipol ka qenë nën pushtimin rus që nga fundi i vitit të kaluar.

Rusia mbajti referendume të rreme në zonat e pushtuara të Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk në fund të shtatorit dhe pretendoi aneksimin e katër rajoneve.

/abcnews.al