Bashkëjetesa me partnerin tuaj është një hap shumë i rëndësishëm dhe serioz. Ashtu si mund të jetë bukur, mund të jetë edhe një ferr. Përpara se ta ndërmerrni hap, duhet të diskutoni këto 5 tema me partnerin, që marrëdhënia juaj të jetë sa më e gjatë dhe shëndetshme.
- Si do t’i ndani punët e shtëpisë?
Përveç pastrimit të shtëpisë, është e nevojshme të bëni diskutoni për lavanderinë, hekurosjen e rroabe, larjen e enëve, nxjerrjen e mbeturinave, blerja e ushqimeve, gatimi etj. Është me të vërtetë e rëndësishme të ndani punët që do të kryejë secili prej jush.
- Diskutoni mbi pyetjet financiare.
Kush do të paguajë faturat? Si do t’i menaxhoni paratë? Problemet e parave dhe çështjet e financave mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj dhe madje të çojnë në prishje.
- Si do ta kaloni kohën së bashku?
Kur jetoni veçmas, është e lehtë të planifikoni aktivitete të përbashkëta, sepse qëllimi i tyre është të kalojnë ca kohë së bashku. Por bashkëjetesa mund të kthehet në kalimin e gjithë kohës së lirë duke parë TV dhe duke ngrënë patate të skuqura. Me kalimin e kohës, bashkëjetesa mund të bëhet e mërzitshme. Ju duhet të keni kohë të lirë. Vraponi së bashku, udhëtoni dhe regjistrohuni në klasat e kërcimi. Gjeni hobi dhe interesa të përbashkëta.
- A doni të keni fëmijë?
A doni fëmijë në të ardhmen? Sa fëmijë? Ju mund të mendoni se është shumë herët për të menduar për këtë, por nuk është kështu.
- Keni pikëpamje të ngjashme në lidhje me marrëdhënien tuaj?
Disa njerëz martohen pas dy muajsh lidhje, ndërsa të tjerët presin për pesë vjet për të bërë këtë hap. Jini të sinqertë me njëri-tjetrin. A ju tmerron ideja për t’u martuar? Tregoni partnerit tuaj dhe diskutoni atë./e.b-abcnews.al