Të paktën 5 civilë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë.
Guvernatori i rajonit, Pavlo Kyeylenko, në një postim në Telegram, ka shkruar se rusët bombarduan një kopsht fëmijësh, shtëpi private dhe disa ndërtesa të larta.
Kujtojmë që ditën e djeshme mbetën të plagosur 9 persona, si pasojë e sulmeve ruse.
/abcnews.al