5 të vdekur dhe 40 të plagosur në SHBA, momenti kur makina shtyp njerëzit në paradë (VIDEO)

schedule08:39 - 22 Nëntor, 2021

schedule 08:39 - 22 Nëntor, 2021

Pesë persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën, duke përfshirë 12 fëmijë, kur një makinë mori përpara duke përplasur një turmë me njerëz që po ndiqnin një paradë tradicionale të Krishtlindjeve në Wokessa, Wisconsin.

Lexo edhe: Sulmi me pesë viktima në SHBA, autori i dyshuar një reper

Aktualisht po konfirmojmë se pesë persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën. Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë pasi ne po mbledhim informacione shtesë”, thuhet në njoftimin paraprak të autoriteteve.

 

Videot e frikshme të postuara në mediat sociale tregojnë momentin kur makina përplas grupin e njerëzve, rreth 30 milje në perëndim të Milwaukee. Policia ka arrestuar një person, por nuk besojnë se shoferi ishte i armatosur.

 

Incidenti nuk duket të jetë i lidhur me terrorizmin për momentin, thonë zyrtarët. I dyshuari dukej se po përpiqej të arratisej nga një vend tjetër kur përplasi turmën, i tha CBS News një zyrtar i njohur me elementët e parë të hetimit.

 

Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë, patrullë dhe makina të të afërmve dhe miqve. Një grua i tha stacionit televiziv lokal Fox6 se makina goditi nxënësit e moshës 9 deri në 15 vjeç, pjesë e një grupi kërcimi që morën pjesë në paradë.

Fillimisht pati heshtje, më pas u dëgjuan britma dhe njerëzit nxituan në vend për të ofruar ndihmë. Një dëshmitar okular tha se dëgjoi përplasjen e makinës dhe më pas ulërimat dhe britmat e viktimave./ Abcnews.al