Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

5 sinjale të qarta që tregojnë se një grua dëshiron diçka më shumë

schedule21:33 - 4 Prill, 2022

schedule 21:33 - 4 Prill, 2022

Ndonjëherë nuk është e lehtë të lexosh “sinjale të vogla” dhe të hedhësh hapin tjetër në një marrëdhënie. Sa herë keni dalë me një vajzë dhe nuk keni qenë të sigurt nëse duhet të bëni lëvizjen e radhës? Psikologët pohojnë se janë 5 shenja të qarta që të dalloni nëse duhet të bëni një hap më tej në marrëdhënien tuaj.

Flirton hapur

Kur një vajzë dëshiron “diçka më shumë” me djalin me të cilin po takohet, ajo flirton hapur si me sytë ashtu dhe me gjuhën e trupit.

Është e para që ju dërgon mesazh

Nëse pas takimit të parë, ajo është e para që dërgon një mesazh, merreni si një sinjal të qartë se i keni tërhequr vëmendjen.

Afrohet e para

Nëse ajo ulet pranë jush ose ju afrohet, ajo dëshiron të shohë se si do të reagoni ndaj afërsisë së saj. Shfrytëzojeni rastin për të prekur butësisht dorën e saj. Nëse i përgjigjet prekjes suaj, bëni hapin tjetër.

Të tërheq mënjanë kur je në grup me njerëz të tjerë

Shfaqja e dashurisë dhe intimitetit në publik nuk është gjëja e duhur, veçanërisht nëse sapo jeni takuar. Nëse ju ndan nga grupi me të cilin jeni dhe dëshiron të jetë vetëm me ju, ajo po ua bën të qartë se dëshiron që vëmendja juaj të përqendrohej vetëm tek ajo.

Shikon buzët tuaja

Ajo dëgjon me vëmendje atë që i thoni dhe merr pjesë në komunikim, por gjatë gjithë kohës vështrimi i saj është i përqendruar në buzët tuaja. Me këtë sjellje ndoshta të pavetëdijshme, ajo ju bën të qartë se është momenti i duhur për ta puthur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!