5 shenja që tregojnë se ju nuk po lëvizni sa duhet

schedule13:22 - 29 Prill, 2021

schedule 13:22 - 29 Prill, 2021

Për shkak të stilit të jetesës dhe teknologjive të reja ne e vëmë shumë më pak trupin në lëvizje. Kjo nuk është për t’u habitur, por është koha të filloni të kujdeseni për veten. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë disa nga problemet shëndetësore që na shfaqen, kur ne nuk e vëmë trupin aq sa duhet në lëvizje.

1. Keni fryrje sysh

Një stil i ulët jetese i bën sytë tuaj të formojnë qese uji. Ata shfaqen gjatë një qëndrimi të gjatë në një pozicion horizontal. Pra, fjetja brenda nuk është aq e padëmshme. Joga është zgjidhja e këtij problemi. Sapo të filloni të përfshini disa lëvizje në rutinën tuaj të përditshme, sytë e fryrë nuk janë më një problem.

2. Ju mbeteni kaps

Ushtrimet janë të rëndësishme për lëvizjet e rregullta të zorrëve. Nëse pjesën më të madhe të kohës e kaloni ulur, duhet më shumë kohë që ushqimi të  lëvizë nëpër zorrën tuaj të trashë. Si pasojë, sasia e ujit që trupi juaj thith nga jashtëqitja juaj është e kufizuar, gjë që sjell kapsllëk, informon abcnews.al. Lëvizja rregullisht përmirëson efikasitetin e traktit tuaj tretës . Edhe një shtriqje e thjeshtë 5 minutëshe disa herë në ditë mund të parandalojë kapsllëkun.

3. Harroni shumë

Nëse shpesh ju ndodh të harroni gjërat përnjëherë, merrni parasysh të lëvizni më shumë. Një studim zbuloi se njerëzit që kanë stil të ulët jetese tregojnë ndryshime strukturore në tru, në zonën e lobit temporal medial. Ky lob është përgjegjës për aftësinë tonë për të  memorizuar gjërat. Ushtrimet fizike rrisin kujtesën.

4. Ju dhembin gjunjët

Lëvizja është sekreti për lirimin e nyjeve të ngushta. Ushtrimi mund të lehtësojë artritin dhe simptomat e artrozës, veçanërisht ushtrime aerobike me ndikim të ulët. Pacientët me dhimbje kronike të gjurit këshillohen t’i nënshtrohen një programi ushtrimesh. Duke punuar rregullisht, muskujt tuaj forcohen dhe bëhen më fleksibël, informon abcnews.al.

5. Keni dëshirë të hani ushqime të ëmbla

Aktiviteti fizik lufton në mënyrë të përsosur dëshirat e sheqerit. Ajo rrit energjinë tuaj dhe çliron endorfina, të cilat inkurajojnë lumturinë e përgjithshme. Nga ana tjetër, hormonet e lumtura ulin ndjeshëm dëshirën për sheqer. Të lëvizësh gjatë ditës mban larg depresionin. Kështu që, vëreni trupin në lëvizje sa më shpesh të mundeni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!