5 sekrete që burrat nuk ia tregojnë partneres së tyre

schedule10:48 - 19 Shkurt, 2021

schedule 10:48 - 19 Shkurt, 2021

Asnjëherë mos jini të sigurta se dini gjithçka nga partneri juaj. Pavarësisht sesa kohë ka që e njihni, sërish ka gjëra që burrat nuk preferojnë t’i ndajnë me partneren e tyre. Nuk po flasim për gënjeshtra, por për disa gjëra që ata përpiqen të fshehin në mënyrë që të mos duken shumë të çuditshëm ose femëror. Se kush janë këto gjëra, lexojini më poshtë;

Ata kanë nevojë për mbështetje

Gratë gjithmonë kërkojnë nga burrat mbështetje, në situata të vështira. Edhe burrat kanë nevojë për mbështetjen tuaj, ata thjesht zgjedhin të mos e kërkojnë.

Shikojnë vajzat e tjera

Që në lashtësi, shikimi i vajzave është një zakon i burrave. Mbase nuk kanë asgjë të keqe në mendjen e tyre, por vetë natyra i bën të tërhiqen fizikisht nga gjinia e kundërt

Kanë fobi

Nuk është turp që një burrë të tregojë se ka forbi nga lartësitë apo nga qentë. Jemi njerëz, kemi të gjithë frikërat tona.

Mendojnë për marrëzi të ndryshme

Përkundër faktit që thuhet se burrat janë më seriozë dhe më me logjikë, atyre gjithashtu ju pëlqen të mendojnë budalliqe. Është e pamundur të jesh gjithmonë serioz.

Nuk janë detajistë

Ndryshe nga gratë që janë të fiksuara pas çdo detaji, burrat janë më pak të vëmendshëm./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!