Gjatë 24 orëve, në Maqedoninë e Veriut një person ka humbur jetën nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2, 466 teste të realizuara, 5 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid.
Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 8 pacientë e kanë fituar betejën me Covid në 24 orë.
Sakaq numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5,478 persona./i.k/abcnews.al/