5 pyetje që ia vlen t’i bëni vetes për ta nisur mirë muajin

schedule14:43 - 5 Qershor, 2023

schedule 14:43 - 5 Qershor, 2023

Ne nuk duhet të presim gjithmonë ndryshimin e motit për të vendosur synime për veten dhe mirëqenien tonë mendore. Por çdo kohë e vitit është ideale për pak kujdes për veten dhe riorganizim të jetës së përditshme.

Nëse mendoni se shëndeti juaj mendor është në krizë kohët e fundit, është koha e duhur, meqë qershori ka ardhur pak ditë më parë, t’i bëni vetes 5 pyetje të thjeshta por shumë të rëndësishme. Ato na ndihmojne të zbulojmë më shumë për veten dhe kryesisht na shtyn të bëjmë ndryshime për veten dhe të përmirësojmë gjërat.

5 pyetje që duhet t’i bëni vetes me rastin e muajit të ri

  1. Kur jeni në gjendjen tuaj më të mirë? Mendoni për një moment kur keni ndjerë lumturi të vërtetë. Çfarë ju bëri të ndiheni mirë? Dhe mbi të gjitha, si mund të keni pak më shumë prej tyre deri në qershor?
  2. Çfarë konsideroni të pazgjidhur në jetën tuaj? Shkruani një letër për personin ose situatën që ju bën të ndiheni kështu dhe përpiquni të përballeni dhe të menaxhoni realitetin.
  3. Cili është mësimi më i madh që mësuat për veten gjatë muajit të kaluar? Si e morët vesh? Cfare ndodhi?
  4. Çfarë do të dëshironit të bënit gjithnjë e më pak gjatë këtij muaji?
  5. Cilat gjëra do të dëshironit të filloni të bëni për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor? Bëni një plan me detaje për ta bërë më të lehtë zbatimin e tyre.

Pasi të gjeni kohë për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, do të keni një fillim të rëndësishëm për ta bërë qershorin më të mirën nga të gjithë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!