5 ndeshje pa fitore, trajneri i klubit legjendar francez pranë shkarkimit

schedule23:15 - 8 Tetor, 2022

schedule 23:15 - 8 Tetor, 2022

Trajneri i Lyonit, Peter Bos, mund të shkarkohet për shkak të rezultateve të pakënaqshme të skuadrës.

Pas 10 ndeshjve të Ligue 1, Lyon ka 14 pikë. Së fundmi skuadra ka lëshuar një seri prej katër humbjesh radhazi, të cilat u ndërprenë falë barazimit në duel me Toulouse (1:1), shkruan abcnews.al.

Megjithatë, pika e shumëpritur e shënuar ndoshta nuk do ta shpëtojë Bosin nga shkarkimi. Sipas gazetarit Nicolo Schira, drejtuesit e klubit po mendojnë seriozisht shkarkimin e trajnerit holandez.

Peter Bos ka qenë në krye të Lyon që nga maji 2021. Kontrata e tij është deri në fund të sezonit aktual. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!