Valon Berisha, mesfushori i Kosovës, sezonin e ardhshëm do të luajë në Francë dhe do të jetë shok skuadre me Arbër Zenelin. Mbrëmjen e djeshme ai është zyrtarizuar nga klubi i Reims, që nis kështu merkaton.
“L’Equipe” shkruan se francezët kanë paguar për kartonin e Berishës plot pesë milion euro te Lazio, klub që zotëronte kartonin e mesfushorit. Gjashtë muajt e fundit, futbollisti dardan kishte qenë i huazuar te Dusseldorf në Bundesliga.
Para dy vitesh klubi italian shpenzoi 7.5 milion euro për ta transferuar Berishën, i cili kishte spikatur në Austri me RB Salzburg. Mesfushori është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kosovës, madje ka mbajtur për shumë ndeshje shiritin e kapitenit. /abcnews.al
✒ #BienvenueValon pic.twitter.com/QvBrsuM0qO
— Stade de Reims (@StadeDeReims) July 9, 2020