Manuel Locatelli është objektivi kryesor i Juventusit në mesfushë. Edhe 23-vjeçari, pavarësisht se ka edhe oferta të tjera, ka ndarë mendjen prej kohësh dhe kërkon transferimin në Torinon bardhezi.
Sassuolo kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e lojtarit që fitoi Euro 2020 me kombëtaren e kaltër muajin e kaluar. Klubi italian kërkonte 40 milion euro, por tashmë mjafton edhe me 35.
Ndërkohë, Juventusi ka shtuar ofertën dhe është gati të paguajë 30 milion euro për kartonin e ish-lojtarit të Milanit. Drejtuesit e klubeve kanë pasur një bisedë virtuale ditën e sotme.
Një tjetër takim është programuar për të premten. Akordi është afër dhe Max Allegri shpreson të vijë sa më shpejt zyrtarizimi, për të nisur menjëherë nga puna me mesfushorin italian. /abcnews.al