Gjak dhe mjerim, 5 luftërat civile më vdekjeprurëse të të gjitha kohërave

schedule11:14 - 10 Janar, 2022

schedule 11:14 - 10 Janar, 2022

Nga Kyle Mizokami, The National Interest

Ka shumë lloje të luftërave civile, si lufta civile amerikane, një segment i popullsisë që thjesht dëshiron të largohet dhe të krijojë një qeveri të veçantë. Herë të tjera, një fraksion politik i ri që dëshiron të fitojë kontrollin e vendit. Në rrethana të tjera, interesat e jashtme mund të përpiqen të përçajnë shtetin për ta dobësuar atë ose për të fituar akses në burimet e tij. Të tilla ishin luftërat civile gjatë Luftës së Ftohtë.

Kur një vend kërcënohet me shpërbërje ose ndarje, ai goditet në zemër të ndjenjës nacionaliste. Për këtë arsye, luftërat civile mund të jenë jashtëzakonisht brutale, veçanërisht për civilët që përpiqen të ikin nga fusha e betejës.

Këtu janë pesë nga luftërat civile më vdekjeprurëse të të gjitha kohërave.

Lufta Civile Kineze

Lufta Civile Kineze, midis nacionalistëve kinezë dhe një lëvizjeje revolucionare komuniste, zgjati nga viti 1927 deri në vitin 1950. Në fund, nacionalistët nën udhëheqjen e Chiang Kai-shek u  evakuuan në ishullin e Tajvanit dhe themeluan Republika e Kinës, ndërsa komunistët nën udhëheqjen e Mao Tse-tung  themeluan Republikën Popullore të Kinës.

Më shumë se tetë milionë njerëz humbën jetën gjatë luftës, kryesisht civilë që vdiqën nga sëmundjet, uria dhe hakmarrjet nga njëra palë në zonat që mendohet se kishin marrëdhënie miqësore me njëra-tjetrën. Faza fillestare e luftës civile ishte kryesisht një kryengritje nga forcat komuniste kineze kundër qeverisë nacionaliste kineze. Sidoqoftë, komunistët i shpëtuan shkatërrimit të plotë vetëm pas të ashtuquajturit “Marshi i gjatë”, raporton abcnews.al

Shkatërrimi i forcave komuniste erdhi pas Luftës së Dytë Botërore, kur forcat sovjetike në Manchuria dhe Kore i dorëzuan armët japoneze dhe armët  sovjetike – ushtrive të Maos, duke rritur ndjeshëm fuqinë e tyre, kështu nacionalistët kinezë  u detyruan të largoheshin nga kontinenti.

Lufta Koreane

Lufta Koreane përgjithësisht njihet në Shtetet e Bashkuara si një ndërhyrje ushtarake në emër të qeverisë së Koresë së Jugut, por në terma të gjerë mund të konsiderohet një luftë civile që  teknikisht ende  nuk ka përfunduar.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Koreja ishte ndarë në dy shtete të veçanta: Jugu i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Organizata e  Kombeve të Bashkuara, dhe Veriu i mbështetur nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik. Ushtria Popullore e Koresë së Veriut nën udhëheqjen e diktatorit Kim Il-Sung kaloi kufirin ndërkombëtar më 25 qershor 1950 me synimin për të bashkuar vendin. Pati gjithashtu ndërhyrje nga forcat amerikane, kineze dhe sovjetike.

Lufta ishte gjithashtu jashtëzakonisht vdekjeprurëse sipas standardeve moderne, me disa milionë të vrarë në Gadishullin Korean, një zonë sa Jutah. Humbjet ushtarake në luftë mendohet të jenë 70,000 nga Republika e Koresë, 46,000 nga Shtetet e Bashkuara dhe 1 milion forca të Koresë së Veriut dhe Kinës të vrarë së bashku – 600,000 në luftë, 400,000 nga sëmundjet.

Gati 1 milion koreano-jugor vdiqën gjatë luftës, ose pak më pak se 5% popullsisë. Koreja e Veriut, e cila u sulmua nga forcat aleate, duke shkaktuar 1.5 milionë viktima- dhjetë deri në 15% përqind të popullsisë së përgjithshme.

Humbje të tilla tejkalojnë humbjet  (në përqindje) të pësuara nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, raporton abcnews.al

Lufta Civile e Vietnamit

Ndarja e Vietnamit në dy kombe në vitin 1954 e bëri të pashmangshme përpjekjen për ribashkim, veçanërisht kur njëra palë drejtohej nga udhëheqësi i suksesshëm i një ushtrie guerile. Kombinimi i  Vietnamit të Veriut të udhëhequr nga Ho Chi Minh, dhe një popullsie të trazuar vietnameze jugore të udhëhequr nga një qeveri e korruptuar, krijoi kushtet për një luftë civile.

Deri në vitin 1968, lufta u zhvillua nga Vietnami i Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë kundrejt guerrilasve të Viet Kongut(Fronti Nacional Çlirimtar i Vietnamit të Jugut) dhe forcave të Vietnamit të Veriut. Ofensiva Tet në janar 1968 mundi Viet Kongun si një forcë ushtarake, dhe Vietnami i Veriut vazhdoi të luftonte  deri sa mori fitoren në 1975. Luftimet u përhapën dhe destabilizuan gjithashtu Laosin dhe Kamboxhian.

Viktimat ushtarake arritën në 1.5 milion : 300,000  vietnamezë jugor dhe deri në 1.1 milion vietnamez veriorë. Përveç kësaj, 58,307 amerikanë, 5,099 vietnamezë të jugut dhe 1,000 ushtarakë kinezë humbën jetën. Gjithashtu 2.5 milionë civilë humbën jetën në Luftën Civile të Vietnamit, raporton abcnews.al

Lufta Civile e Kongos

Lufta Civile e Kongos është quajtur  “lufta më e madhe në historinë afrikane”. Ironikisht, lufta filloi në fakt kur Ruanda u përpoq të udhëhiqte forcat anti-qeveritarenga Republika Demokratike e Kongos (atëherë e njohur si Zaire.)

Lufta u përhap edhe më shumë duke përfshirë nëntë vende dhe 20 grupe të armatosura, duke luftuar jo vetëm për integritetin territorial por edhe kontrollin e burimeve natyrore të vlerësuara në 24 trilion dollarë. Një nga luftërat më vdekjeprurëse të 100 viteve të fundit, Lufta Civile e Kongos shkaktoi 5.4 milionë viktima gjatë një periudhe pesëvjeçare, përkatësisht 3000 viktima në ditë.

Ashtu si shumica e luftërave civile  dhe luftërave afrikane, shumica e të vrarëve në Luftën Civile të Kongos ishin civilë, të vrarë nga uria, sëmundjet dhe mizoritë e kryera nga grupe të armatosura, duke përfshirë fëmijë, raporton abcnews.al

Lufta Civile Nigeriane

Lufta Civile Nigeriane  shpërtheu më 6 korrik 1967 dhe zgjati deri në vitin 1970. Populli Igbo, me sundimin e qeverisë ushtarake nigeriane formoi shtetin e pavarur të Biafras. Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar mbështeti Nigerinë dhe me ndihmën e tyre qeveria  ishte në gjendje të pushtonte Port Harcourt – daljen e Biafra-s në botën e jashtme  dhe të rimarrë zonat prodhuese të naftës që mund ta kishin bërë Biafrën një vend të qëndrueshëm.

Vetëm rreth 30,000  persona humbën jetën në luftimet aktuale. Të izoluar dhe të varfëruar nga mungesa e të ardhurave nga nafta, rreth 2 milionë të tjerë vdiqën nga uria dhe sëmundjet. Më 11 janar 1970, Biafra u detyrua të dorëzohej.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!