Në Kosovë situata është shumë kritike dhe koronavirusi vazhdon të infektojë njerëz dhe të marrë jetë. Skuadrat e futbollit nuk kanë më shumë imunitet se të tjerët dhe Gjilani është tronditur nga përgjigjet e testeve të fundit.
Siç raporton Koha.Net, plot 5 futbollistë të “Skifterave” kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. “Është e vërtetë që janë infektuar pesë futbollistë pas rezultateve që kemi marrë. Për shkak të privatësisë nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike emrat e lojtarëve.
Sigurisht që jemi pak të befasuar dhe duhet që sërish t’i ritestojmë lojtarët gjatë të mërkurës. Jemi afër ndeshjes dhe sigurisht që në një mënyrë jemi paska të frikësuar se çfarë mund të ndodhë. Këto raste kanë ndikuar në atmosferën e ekipit“, deklaron Sevdail Robelli, drejtori sportiv i klubit dardan.
Gjilani u shpall nënkampion sezonin e fundit dhe siguroi kualifikimin në Europa League, atu ku shorti e vuri përballë Tre Pennes, skuadrës nga San Marino. Ndeshja do të zhvillohet në datë 20 gusht dhe infektimi i pesë lojtarëve ka prishur planet e trajnerit Gentian Mezani. /abcnews.al